Categories Lajme

“Mësues për Shqipërinë” publikon rezultatet. Ministrja Shahini mbledh përgjegjësit e zyrave arsimore

Në ditën e publikimit të rezultateve të portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe në prag të fillimit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka mbledhur të gjithë përgjegjësit e zyrave arsimore vendore dhe rajonale të arsimit parauniversitar.
Teksa rezultatet provizore janë publikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe ato përfundimtare do të jenë gati më 16 shtator, Ministrja Shahini ka nënvizuar faktin se vetëm nëpërmjet këtij portali tashmë po sigurohet një proces shumë transparent dhe i bazuar në meritë ku mësuesit më të mirë fitojnë të drejtën e punësimit.
“Një prej objektivave madhore të MASR është të kemi mësuesit më të mirë nëpër shkollat tona. Reforma në mësuesi është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë pa u ndalur në mënyrë që shërbimi që ofrohet në arsimin parauniversitar për nxënësit, prindërit dhe mësuesit të jetë më i miri i mundshëm dhe të përmirësohet çdo ditë e më tepër”, u shpreh Shahini.
Gjatë takimit, Ministrja Shahini ka përcjellë edhe mesazhet kryesore në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
“Secili prej jush duhet të realizojë me përgjegjshmërinë maksimale detyrat që keni përpara dhe bashkërisht të konsolidojmë edhe prioritetet kryesore që ka MASR si: reforma në mësuesi, gjithëpërfshirja dhe integriteti në arsim”, tha ajo teksa nënvizoi faktin ky është viti i parë që do të punohet plotësisht me kurrikulat dhe tekstet e reja shkollore në të gjitha shkollat.
“Në 5 vitet e fundit, është bërë një ndryshim shumë i madh në kurrikulat dhe tekstet shkollore. Me këto kurrikula do të punojmë për disa vite në vijim. Kurrikula e re synon forcimin e kompetencave të nxënësit dhe ka ndryshuar edhe mënyrën se si mësuesit punojnë në klasë. Ndryshimi i frymës së punës tek mësuesit ka ndryshuar pozitivisht edhe rezultatet e nxënësve”, nënvizoi ndër të tjera Ministrja Shahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME