Categories Lajme

Mësuesit do kalojnë në “sitë”/ Ja testi i ri për arsimtarët me nisjen e vitit shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, do të vendoset dhe një testi i ri për mësuesit, të cilët të vlerësohen nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën.

Pas denoncimeve të dhunës dhe abuzimeve në institucionet arsimore, ministrja e arsimit Evis Kushi paralajmëroi në fund të marsit, se për çdo mësues të sistemit arsimor parauniversitar do të niste një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik.

Por së fundmi përmes një udhëzimi ministrja Kushi diferencon arsimtarët të punësuar për herë të parë me ata që kanë eksperiencë.

Me anë të një komisioni me 5 anëtarë, punonjësit arsimor të sapoemëruar nga portal ‘Mësues për Shqipërinë’, 3 muaj pasi kanë filluar punën do të testohen psikologjikisht e nëse vlerësimi do të jetë pozitiv ata do të vazhdojnë mësimdhënien, në të kundërt do të merren masa ndëshkuese deri në largim nga detyra.

Për punonjësit e tjerë në shkolla vlerësimi psikologjik do të kryhet vetëm për raste të veçanta kur ka ankesa.

Të gjithë mësuesit kanë të drejtë të ankimojnë vlerësimin brenda 3 ditëve pranë zyrave vendore arsimore dhe pas shqyrtimit të ankimimit brenda 5 ditëve shpallet vlerësimi përfundimtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME