Categories Lajme

Mësuesja lë punën nga rroga e ulët, detyrohet’ të punojë në Tiranë në estetikë

Jolanda Palushi e kishte menduar ndryshe mësuesinë, kur fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave të natyrës për matematikë në vitin 2009.

“Në fillim e kisha shumë qejf matematikën, mësuesinë, por ka ndryshuar shumë”.

Ajo braktisi profesionin dhe nisi një karrierë në estetikë. Si një sipërmarrëse e re me hapjen e një dyqani ku vajzat kujdesen për thonjtë, Jolanda tregon se të ardhurat në këtë fushë i sigurojnë jetesë shumë herë më të mirë se të zgjidhte të vazhdonte punën si mësuese.

“Dukej mirë se e shtunë e dielë pushim, me orare jo shumë të zgjatura, për një femër ngjan puna e duhur, por është shumë e vështirë. Mësuesi nuk ka autoritetin e dikurshëm si dhe ka një pagë shumë të ulët. Unë nuk ia dal dot me pagën e një mësuesi, është qeraja e shtëpisë, po shpenzimet e përditshme”, tha Jolanda Palushi- estetiste.

Jolanda mendon se mësuesi në Shqipëri është i nënvlerësuar dhe kjo figurë nuk gëzon të njëjtin respekt si kur ajo ka qenë nxënëse në Kukës dhe i lindi dëshira për të pasur titullin mësuese.Ndaj, ëndrra e saj për të qenë mësuese është shpërbërë dhe e vetmja gjë që do i mbetet është kartoni i diplomës.

Të dhënat e regjistrimeve në universitetet, viteve të fundit, tregojnë se të rinjtë nuk kanë interes për degët e mësuesisë, të cilat rrezikojnë të mbyllen. Nga ana tjetër jo të gjithë mësuesit e diplomuar zgjedhin të ushtrojnë profesionin. TCh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME