Categories Lajme

Meta me Ambasadorët e Vishegradit: Të plotësohen pa humbur kohë kushtet për hapjen e negociatave me BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pranuar ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia. Sipas Kreut të Shtetit, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese. “Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese”, shkruan ndër të tjera Meta në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë: Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia.

Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë. Vlerësova prioritetet dhe objektivat ambicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kontaktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4.

Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevardin e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train! Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME