Categories Lajme

Meta pret ambasadorin çek: Zhbllokimi i ngërçit mes RMV dhe Bullgarisë me rëndësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e republikës çeke në vendin tonë Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.

Meta shprehet se Urban ka paraqitur përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Ai thotë se ka theksuar rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duke i hapur rrugë edhe negociatave me Shqipërinë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja në takim Ambasadorin e Republikës Çeke, Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.

Më paraqiti përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE, të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Urova për sukses të plotë Presidencës Çeke të BE dhe theksova rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për fillimin e procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një akt i qartë dhe i vendosur për perspektivën e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në familjen europiane, por edhe për forcimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit drejt perspektivës së përbashkët të anëtarësimit në BE”, shkruan presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME