Categories Lajme

Meta pyet kryeprokurorin e Elbasanit: Vëllai juaj kandidat për deputet, nuk jeni në konflikt interesi?

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një tjetër konferencë për mediat ditën e sotme, i ka drejtuar një sërë pyetjesh drejtuesit të Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi. Pyetjet Meta, për Prokurorinë e Elbasanit i ka ngritur pasi ai bën përgjegjës SPAK dhe këtë prokurori për neglizhimin e një kallëzimi për krime zgjedhore të bërë nga Partia Demokratike për krime zgjedhore.

Kreu i shtetit e pyet zotin Ajazi se përse u vonua administrimi i materialit kallëzues të PD, dërguar për kompetencë nga SPAK. Po ashtu, Meta pyet se përse Gazmend Bardhi si përfaqësues i PD, u thirr për t’u paraqitur pesë ditë pas zgjedhjeve. Presidenti i sjell në vëmendje Kreshnik Ajazit se vëllai i tij kandidon për deputet si kandidat i PS në Elbasan, dhe e pyet nëse ndihet në konflikt interesi.

“A ndiheni ju në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt? Dhe, nëse po, a keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni, apo të kërkoni transferimin nga drejtimi i prokurorisë në Elbasan.” Në pyetjet e radhës, Ilir Meta pyet prokurorët nëse i vret ndërgjegjja që vetëm një ditë pas njoftimit për t’u paraqitur për sqarime nga kallëzuesit, ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME