Categories Lajme

Mijëra abonentë në Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore pa energji elektrike

2951 abonentë në qytetet: Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore janë pa energji elektrike që prej mesditës së sotme. Kjo situatë e rënduar është krijuar si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta, që kanë dëmtuar mjaft kabina elektrike. Me probleme paraqiten: 10 Kabina elektrike që janë jashtë pune në Fiderin Tomoricë në Nën/stacionin e Çorovodës, nga i cili furnuzohen me energji elektrike 160 abonentë. Fideri.2/10KV (fshat) në Nën/stacionin Çiflik,i cili është i stakuar pjesërisht dhe ku 7 Kabina që furnizojnë 160 abonentë janë jashtë pune.

Fideri Mbrakull në Nën/Stacionin e Poliçanit është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1542 abonentë të fshatrave: Mbrakull, Kapinovë, Lybeshë dhe Vërtop. Fideri Potom në Nën/Stacionin e Çorovodës është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1086 abonentë të fshatrave: Çepan,Backë,Kreshovë,Lepan, Leshnje dhe Gjorgovë.

Mësohet se,ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren dhe po punojnë për riparimin e difekteve dhe normalizimin e situatës së krijuar. Burimet zyrtare nga institucioni i Prefektit të qarkut bëjnë me dije se, është ndjekur me vëmendje situata e furnizimit me energji elektrike në Sektorët jetikë në situatën e emergjencës mjekësore COVID-19,ku Spitalet, Qëndrat Shëndetësore dhe Poliklinika janë të gjitha me energji elektrike. Prefektja e Qarkut Berat, Valbona Zylyftari, bën me dije se, dhe dhe sot janë zhvilluar mbledhjet e Komisionit të Mbrojtjes Civile ku ju është kërkuar anëtarëve të jenë të kujdesshem në vlerësimin dhe menaxhimin e riskut, me qëllim parandalimin dhe shmangien e çdo premise për ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME