Categories Lajme

Miliona persona izolohen në Kinë, virusi mban në ankth botën

Të paktën 41 të vdekur në Kinë pas infektimit me virusin corona. Mijëra të infektuar. Kina ka ashpërsuar masat e kontrollit në fundjavën e festimeve të Vitit të Ri kinez, duke përdorur edhe ushtrinë.

Autoritetet kineze për shkak të përhapjes gjithnjë e më të madhe të virusit corona kanë marrë masa në të gjithë vendin për udhëtimet me tren, avionë apo autobusë. Sipas njoftimit të autoritetit kombëtar kinez janë instaluar në të gjithë trafikun publik aparate të matjes së temperaturës. Një nga simptomat e para të sëmundjes së mushkërive është rritja e temperaturës së trupit. Pasagjerët me dyshim për infeksion duhet të dërgohen „menjëherë“ në spital, thuhet në urdhëresat e Këshillit Shtetëror, ku kërkohet që të merren masa si ajrosja dhe dezinfektimi.

Kryetarja e qeverisë së Hongkongut, Carrie Lam shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Për të ulur mundësinë e shpërndarjes së virusit, Lam anuloi të gjitha festimet zyrtare të Vitit të Ri kinez. Në festimet e Vitit të Ri që zhvillohen në fundjavë, miliona vetë vizitojnë familjet apo festojnë në ambiente publike. Por si reagim ndaj shpërthimit të sëmundjes së mushkërive janë anuluar festimet në shumë qytete kineze për të mënjanuar grumbullimet e njerëzve.

Rritje e papritur

Televizioni shtetëror kinez raportoi për ndërkohë 41 viktima dhe afër 1.300 të infektuar në Republikën Popullore të Kinës, rreth një e treta më shumë se një ditë më parë. Ndër viktimat ndodhet edhe një mjek spitali, 62-vjeçar, i cili ishte infektuar në një spital të Vuhanit.

Ndërkohë janë izoluar edhe pesë qytete të tjera nga provincën Hubei. Sipas të dhënave të autoriteteve aty është ndaluar transporti publik dhe futja në autostrada. Me këtë shkon në 18 numri i qyteteve të izoluara në Kinë. Faktikisht janë në izolim afër 56 milionë vetë. Në Vuhan, metropolin 11 milionësh, prej nga doli edhe virusi, i pari qytet i izoluar, deri të dielën janë ndaluar udhëtimet në qendër. Siç bëjnë të ditura mediat kineze, afër 400 mjekë ushtarakë kanë ardhur me avion në qytet në luftë kundër virusit corona. Përveç kësaj në ndihmë ka ardhur edhe personel mjekësor nga Shangai dhe qytete të tjera. Në Vuhan qeveria ndërkohë ka filluar me ndërtimin e një spitali special me 1000 shtretër, që pritet të jetë gati brenda 10 ditësh.

Virusi mbërriti në Europë

Ndërkohë virusi ka mbërritur edhe në Europë. Franca ishte vendi i parë në BE, që bëri të ditur të premten se tre pacientë me virusin corona ndodhen në izolim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë pacientët më parë kishin qenë në Kinë. Ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn bëri të ditur, se qeveria do të bëjë gjithçka për mospërhapjen e virusit. „Ne duhet ta trajtojmë një epidemi si rënien e zjarrit“, tha ajo. Edhe autoritetet australiane kanë konfirmar katër rastet e para me virusin. Edhe aty pacientët kanë qenë më parë në Kinë. Deri më tani janë konfirmuar raste me virusin corona në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, Vietnam Tajvan, Malajzi, Singapor, Arabi-Saudite, dhe SHBA. Në Nepal një person pas shërimit u lirua nga izolimi.

Ndërkohë disa koncerne ndërkombëtare kanë reaguar pas përhapjes së virusit. Rrjeti amerikan i kafesë, Starbucks i ka mbyllur një sërë filialesh në provincën Hubei për festimet e Vitit të Ri. Edhe furnizimi është ndërprerë. Më parë ishte rrjeti McDonald’ që kishte mbyllur filialet në 5 qytete.

Jo arsye për panik?

Kundër virusit nuk ka vaksinë apo terapi të posaçme për trajtimin e tij, simptomat mund të zbuten me ilaçe. Sipas vlerësimit të ekspertëve, kjo sëmundje e re zhvillohet në shumicën e rasteve butë, nganjëherë edhe pa asnjë simptomë. Në shumicën e rasteve të vdekjeve të regjistruara në Kinë, sipas stadit të deritanishëm, shumica kanë qenë pacientë të moshuar me sëmundje të rënda paraprake. Virusi ri është shumë i afërt me virusin që shkaktoi epideminë sars në vitet 2002-2003./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME