Categories Lajme, Turizëm

Milionat e eurove që shpenzuan shqiptarët për pushime jashtë vendit, thyhet rekordi

Në gjysmën e këtij viti shqiptarët kanë shpenzuar afërsisht 700 milionë euro për udhëtime jashtë vendit, duke thyer një rekord të ri historik për sezonin e pranverës dhe fillimit të verës.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore, paratë që kanë janë shpenzuar jashtë vendit duke patur si qëllim udhëtimin dhe turizmin, nga Janari deri në fund të Qershorit arritën vlerën e 697 milionë eurove. Vetëm për sezonin e fillimit të verës, transfertat jashtë vendit për këtë qëllim arritën 425 milionë euro duke thyer një tjetër rekord historik, ndërsa krahasuar me një dekadë më parë vlera rezulton të jetë rritur me 40%.

Tendenca për të pushuar më shumë jashtë Shqipërisë, por dhe për të rritur cilësinë e turizmit është shtuar gjatë vitet e fundit. Vetëm në 2018-n, shtetasit shqiptarë lanë në vendet e tjera 1 miliardë e 382 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e shkuar, hyrjet dhe daljet e tyre në kufi regjistruan shifrën e 8 milionë e 300 mijë lëvizjeve, ndërsa udhëtimet përmes ajrit u rritën me 10%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME