Categories Lajme

Ministri i Brendshëm: “Nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri!”

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ritheksoi se në Shqipëri nuk do të ketë kamp për emigrantët. Në një komunikim për mediat, ministri i Brendshëm deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. “Besoj se është bërë e qartë se nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri.

Dhe kur kalojnë tranzit nuk do qëndrojnë në Shqipëri por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen. Është e kundërta e asaj që thuhet”, tha Çuçi ndërsa shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që thjesht me një aplikim do të marrin  lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do të jetë edhe leja e punës. Lajm i mirë edhe për shqiptarët në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME