Categories Lajme

Miratohet Projekt-Buxheti i vitit 2022, Të ardhurat e buxhetit për vitin 2022 pritet të jenë në 536.8 miliardë lekë

Sot, në Komisionin e Ekonomisës, pas dy javë diskutimesh të gjata edhe debate, miratuam Projekt-Buxhetin e vitit 2022, i cili më tej do ti kalojë për shqyrtim Kuvendit.

Ky buxhet i cili vjen pas një periudhe të vështirë krizash të njëpasnjëshme për të gjithë botën do të garantojë:

* Shpenzimet buxhetore për vitin 2022 programohen të jenë 737.6 miliardë lekë ose 34.1% e GDP së, duke vijuar investimet e nisura në sektorët e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, infrastrukturës dhe rindërtimit, si edhe ndihma për shtresat në nevojë.

* Të ardhurat totale të buxhetit për vitin 2022 pritet të jenë në 536.8 miliardë lekë, me një rritje prej 7.8% krahasuar me vitin 2021.

* Rriten me 6% pagat e punonjësve në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.

* Financohen si prioritete mbështetja e start-up-eve, pagesa e papunësisë së naftëtarëve dhe garancia sovrane 1 miliardë lekë për manifakturën dhe sipërmarrjen.

* Fermerët përfitojnë rreth 12.7 miliardë lekë në vitin 2022 përmes skemave shtesë për fermerët, rimbursimit të naftës, projektit të Garancisë së Kredisë për zonat rurale dhe garancisë sovrane për fermerët.

* Do të vijojë fokusi në shëndetësi me financimin e vaksinës COVID-19 për vitin 2022 me vlerën 2.7 miliardë lekë.

* Rritet fondi i mbështetjes për shtresat në nevojë: ndihma ekonomike rritet me 10%, trefishohet ndihma për gratë e trafikuara dhe fëmijët e mitur dhe dyfishohet ndihma për nënat me shumë fëmijë.

* Në një zë të veçantë të skemës së sigurimeve sociale, në buxhet parashikohet indeksimi i pensioneve (prej 2.6 miliardë lekë) dhe bonusi i fundivitit për pensionistët (3.5 miliardë lekë).

* Gjithashtu buxheti i vitit 2022 parashikon shpenzimet për pagesën e papunësisë me 900 milionë lekë, për pagesën e aftësisë së kufizuar me 23.5 miliardë lekë dhe për ish-të përndjekurit me një fond prej 1 miliard lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME