Categories Lajme

Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt vë në vështirësi drejtësinë, policia kthen sytë nga Vlora, ja për çfarë dyshohet

Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt me familjen e tij ka vënë në vështirësi grupin e hetimit, pasi për herë të parë prokuroria ka çelur një hetim për rrëmbim personi, ndërkohë që 40-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër arresti nga SPAK.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinaj.

Ndërkohë po ushtrohen kontrolle në disa vende që ka dyshime se Martinaj përdorte si baza për t’i shpëtuar policisë.

Hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Faik Martinaj, xhaxhait të 40-vjeçarit të shumëkërkuar, i cili denoncoi humbjen e kontakteve me nipin dhe ngriti dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe për shkak të përplasjeve që ka me grupe kriminale që kanë interes ta eliminojnë.

Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe policisë, nga ana tjetër nuk rrëzohen as dyshimet se mund të jenë përpara një ngjarje kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME