Hetimet greke, mbi dy ët akuzuarit për vrasjen e një studenteje, duket se kanë :ngecur” në një pikë. Dy të rinjtë mbahen në paraburgim si të dyshuarit për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi.
Hetuesit grekë po përballen me pamundësinë për të hapur laptopin e Aleksandër Lucës dhe shokut të tij grek Manolis Koukouras. Mediat greke raportojnë se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë, kur hetuesit nuk kanë mundur të hapin kompjuterin e dy të rinjve në përpjekje për të gjetur prova shtesë për këtë ngjarje.
Avokati i familjes së studentes, Alexis Kougias ka thënë për një emision grek se do të kërkojnë ekspertizë të specializuar për të bërë të mundur hapjen e laptopit të tyre.
Shqiptari 20-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij grek dyshohen si personat që abuzuan dhe më pas i morën jetën studentes Topaloudi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos të Greqisë.
Ndërkohë, Aleksandër një ditë më parë u mor në pyetje nga hetuesit për një tjetër ngjarje që ka ndodhur në këtë ishull në fillim të fillim të muajit dhjetor. Ai është i dyshuar, së bashku me një 23-vjeçar rom, për abuzimin seksual ndaj një vajze 19-vjeçare me aftësi të kufizuara.