Categories Bota, Lajme

Misteri i vdekjes së Sibora Geganit, rrëfehet autori: E kam vrarë 9 vite më parë, trupin e shpërbëva me acid, e kam murosur

Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, në Malaga të Spanjës, ka rrëfyer se ka murosur ish të dashurën e tij shqiptare Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës sapo kishte refuzuar të dëshmonte në Polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit , në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë.

Deklaratat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëfimi i tij. Pas rrëfimi, policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur. Ai ka pohuar se trupin e ka shpërbërë me acid dhe se e ka murosur.

Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë.Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve. Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME