Categories Lajme

Mjekët e “Spitalit Amerikan” bëjnë mrekullinë me Drisartin

Drisarti, paraqitet nga familjarët në Urgjencën e Spitalit Amerikan 1 në gjendje shumë kritike për jetën, pa shpresa se një mjek mund të ofronte zgjidhje për situatën e tij.

Në një gjendje të rënduar shëndëtesore, një pacient me disa sëmundje shoqëruese dhe me pamundësi për të shprehur verbalisht situatën e tij të rënduar, familjarët drejtohen të Dr.Sc. Lida Shosha, me shpresën e fundit që do mund t’i ofronte zgjidhje kësaj situate.

I paraqitur në urgjencë me një gjëndje te të rënduar septike, pasojë e një megakoloni toksik, shkaktuar nga një patologji e lindur, (Sindroma Hirschsprung’s,) komplikuar dhe nga nje kolecistit akut, dhe kriza eplileptike te shpeshta, në teren të dhimbjeve të forta abdominale, pacienti kishte prej vitesh, probleme te rënda me tranzitin intestinal dhe me një muaj pa defekuar.

Një ekip mjekësh vlerësojnë rastin kompleks, duke marrë parasysh sëmundjen ekzistuese të Drisartit dhe Dr.Sc. Lida Shosha, Kirurge/ Koloproktologe, bashkë me ekipin e mjekëve anestezistë, merr përsipër të kryejë ndërhyrjen e vështirë që zgjati disa orë.

“Një pacient shumë kompleks dhe një situatë e rëndë shëndetësorë, ndjekja post operatore ishte po aq e vështirë, por ekipi reanimator me shumë përkushtim dhe profesionalizëm arriti të stabilizojë gjendjen e tij” shprehet Dr. Rinard Kotroci, Shef i Reanimacionit në Spitalin Amerikan 1.

Dr. Brunilda Zllami, neurologe, beri ndjekjen intesive, per problemet neurologjike dhe krizat epileptike post operatore, duke stabilizuar gjendjen e pacientit dhe duke i dhënë mundësi të kalojë situatën e rëndë.

Familjarët e Dristarit falenderojnë Spitalin Amerikan 1 dhe ekipin e mjekëve, drejtuar nga Dr. Lida Shosha, jo vetëm se i ktheu në jetë familjarin e tyre, por edhe për lehtësimet e ofruara mbi detyrimet spitalorë, duke i ulur këto kosto në minimumin e mundshëm. Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me intervistat e mjekëve dhe familjarëve që flasin për këtë rast të vështirë, të realizuar me sukses.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Lida Shosha në Spitalin Amerikan 1, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME