Categories Lajme

Mjekja e “Shefqet Ndroqit” : Po rritet çdo ditë numri i të shtruarve në spital, zbatoni rregullat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në përgjigje të pyetjeve nga qytetarët se a ka rritje të rasteve të rënda në spitale, ka publikuar videomesazhin e mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Prof. Alma Cani thotë se pacientët në spitale po shtohen çdo ditë, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve për të respektuar rregullat për të mbrojtur jetën e të gjithëve.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë raste të shpërndarjes së virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spitale. Kërkojmë ndihmën tuaj. Zbatoni rregullat, bëni kujdes. Distancimin social e për më tepër vendosjen e maskës. Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit, për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën. Mbroni jetën tonë, tuajën, timen, të të gjithëve ne”, thotë Alma Cani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME