Categories Lajme

Mjekja nutricioniste e njohur tregon dietën mesdhetare që iu shpëton jetën: Parandalon disa lloje kanceresh dhe luftojnë sëmundjet e zemrës, hipertensionit dhe goditjes në tru

Mjekja nutricioniste Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit për rëndësinë e dietës mesdhetare. Dr. Albana tha se dieta mesdhetare ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh si të zemrës, trurit por dhe disa lloje kanceresh.

“Parandalon një sërë sëmundjesh. Nëse kemi një regjim të mirë, nisim një dietë mesdhetare që në moshë të hershme, mund të parandalojmë sëmundje të zemrës, hipertensionit, goditjes në tru. Parandalon gjithashtu osteoporozën, e cila fillon në menopauza.

Ka shumë studime që tregojnë se parandalon sëmundjet e kancerit të zorrës dhe gjirit. Dominohet nga ushqime me origjinë bimore, perimet, frutat, drithëra të plotë duke integruar mishrat në mënyrë të moderuar. Duhet t’i jepet prioritet mishrave te bardhë dhe peshkut.

Mishi i kuq jo më shumë se dy herë në javë. I duhet dhënë prioritet erëzave duke ulur nivelin e kripës.  Duke integruar erëzat në në kuzhinë, ulet ndjeshëm ndjesia për kripë. Duhet marrë vaji i ullirit por në sasi të moderuar. Bulmetrat duhet të jetë në sasi të moderuar.”, tha Dr. Albana.

Ajo shtoi më tej se dieta mesdhetare ndihmon gjithashtu dhe në mirë menaxhimin e diabetit. “Mirë menaxhon kur është vendosur diabeti sepse janë karbohidrate me indeks glicemik të ulët. Ka një përqindje të karbohidrateve komplekse 40-65 përqind që merren nga perimet dhe frutat.

Merren dhe fibra që janë prioritet i sistemit tretës. Kjo bën që të kemi një sistem tretë të shëndetshëm, kemi proteina deri në 15 përqind. Kjo dietë dominohet nga proteinat bimore, të cilat janë bishtajore prezente në dimër dhe verë. Kemi një regjim pafund me ngjyra.

Në këndvështrimin psikologjik, është e bukur për syrin dhe aq më e pranueshme është dhe për receptorët e shijes. Është e pasur me antioksidantë, të cilat kanë një kontribut të madh në organizëm sepse ulin radikalet e lira dhe e mbajnë organizmin të shëndetshëm. Por duhet monitoruar dhe sasia“, tha Dr. Albana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME