Categories Lajme

Mjeku kërkon ashpërsimin e masave: 4-5 javët përpara do jenë më të vështira

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka thënë se duhet të ashpërsohen masat anti-COVID, pasi situata epidemiologjike në vend është rënduar. Mjeku theksoi se duhen mbështetur shumë fortë sektorët që kanë probleme dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre për pak javë. Sipas mjekut 4-5 javët që kemi përpara do të jenë më të vështira, sa i përket përhapjes së virusit.

“Duhen mbështetur fort disa sektorë dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre disa javore. 4-5 javët që kemi përpara janë më të vështira”, tha Alimehmeti në një intervistë në Euroneës Albania. Sa i përket rasti të rëndë të një ditë më parë ku humbi jetën tek spitali “Shefqet Ndroqi” një 18-vjeçar i infektuar, zoti Alimehmeti u shpreh se edhe në vendet e BE-së ka raste të tilla tragjike.

“Mund të shohim që ka raste goxha, po të shikojmë vendet e BE-së. Të rijnë përgjithësisht nuk kanë simptoma dhe nuk para vijnë tek mjeku për test”, u shpreh ai.Mjeku sqaroi se në Shqipëri nuk është tendenca për të indentifikuar të rinj që janë të infektuar.

“Ne kemi tendencën që të mos t’i gjejmë. Për moshën 0 deri në 20-vjeç ne kemi vetëm 6% të raste të identifikuara në total. Ndërkohë, Italia që ka një moshë mesatare shumë më të lartë se ne, ka 12.3% të infektuarve në këtë moshë. Pra jemi ne që nuk i gjejmë rastet, jo se ka ndonjë gjë të çuditshme”, u shpreh mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME