Categories Lajme

Mjeku ngriti alarmin për ezaurimin e kapaciteteve

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat se janë ezauruar kapacitetet spitalore në spitalet Covid. Në një video të publikuar në Facebook, shfaqet zëvendës drejtorja e QSUT, Ariana Strakosha që tregon se ka vende për të pritur pacientët e sëmurë dhe pas saj duken shtretërit bosh. “Jemi pranë spitalit Covid 3, në pavijonin e tretë. Ky spital është i konceptuar në tre pavijone të mëdha. Sikurse shihni, kemi kapacitete shtretërish të lirë për ti shërbyer qytetarëve, në gjendje për të mirëpritur të gjithë. Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore nuk është i vërtetë, sikurse shikoni dhe vetë, janë gati shtretërit.

Në skenarët e parashikuar, është në gjendje për të pritur dhe të sëmurët, dhe Covid 4, spitalin tjetër pasi të mbushen të gjitha kapacitetet e Covid 1, 2 dhe 3. I bëj thirrje qytetarëve që të zbatojnë më rigorozitet rregullat, duhet të evitohen festat, baret. Në këtë moment, të gjithë e luftojmë sëmundjen”, tha Strakosha. Kujtojmë se ditën e sotme, një mjek i spitalit Covid 2 i bëri thirrje qeverisë që të reagojë sepse janë mbushur kapacitetet dhe të sëmurët po marrin trajtim në autoambulancë. Por për këtë rast nuk ka ende një reagim publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME