Categories Lajme

Momenti kur autori me kapele i vendos flakën makinës në Vlorë, digjet edhe vetë

Ky është momenti kur një person i vë zjarrin qëllimisht dy automjeteve në Vlorë, në pronësi të Nerizan Hoxhaj. Personi i cili mban një kapele në kokë, afrohet tek makinat me një bidon me benzinë në dorë, e më pas i vë flakën, duke rrezikuar edhe të digjet vetë.

Nga flakët u përfshinë 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.

Hoxhaj tha se nuk ka konflikt me njeri dhe se pret që policia të hetojë ngjarjen.

Pronarja e një prej automjeteve deklaroi se mjeti është në pronësi të djalit të saj dhe nuk kanë konflikt me askënd.

“Kemi këtë makinën e kuqe. Është e djalit, djali është është elektricist. Nuk kemi konflikt me askën. Zoti e di sesi ka ndodhur. Nuk dyshojmë te askush se nuk kemi konflikte, asgjë”-shprehet gruaja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, tip Golf dhe Fordit i është vendos lëndë djegëse dhe me pas kanë marrë flakë. Ndërsa makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave ka marrë flak pasi ka qenë afër këtyre të dyjave që po digjeshin.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit tek makinat dhe kanë shpëtuar dhe makina të tjera të parkuar në atë zonë. Policia ka marrë në pyetje pronarët e mjeteve, ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME