Categories Lajme

Monika Kryemadhi bën llogaritë: Ja sa mandate merr opozita e bashkuar në 25 prill!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në Syri Tv, foli për pritshmëritë e opozitës së bashkuar në këto zgjedhje. Kryemadhi deklaroi se opozita beson se mund të marrë 100 mandate në total, shifër kjo mjaft optimiste. “Unë besoj që rotacioni poltik nuk ndodh me fjalë, por ndodh me votë. Dhe rotacioni nuk ndodh se do të ikësh ti dhe do të vijë dikush tjetër. Nuk më pëlqen rotacioni, por mua më pëlqen përmbysja e një sistemi të kalbur. Siç përmbysëm sistemin komunist, ashtu do përmbysim edhe këtë regjim. Jam optimist sepse shoh reagimin e njerëzve në takime.

Ajo që shikoni në videoklipet e opozitës është një e njëmijëta e asaj që shikoni realisht. 140 kandidatët e LSI bëjnë takime pa fund dhe hidhen shumë pak video, dhe në ruajte të sensit të masës. Por edhe për faktin se sa herë shikohen në fotot e LSI, zbarkon policia, prokuroria, lali Eri, që tentojnë ti blejnë, dhe aty ku nuk u shiten shiten i kërcënojnë.

E gjithë fushata ime është angazhuar derë më derë edhe për shkak të pandemisë. 100 mandate shumë shpejt do të shikoni që edhe fryma e opozitës do të jetë shumë më shumë se 100 mandate. 100 mandate janë të mundshme se kanë të bëjmë me frymën, me organizimin, kanë të bëjmë me nxitjen që u japim qytetarëve për të shkuar në kutinë e votimit. Çfarë u ofron sot Edi Rama? Asgjë!”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME