Categories Lajme

Monitorim me radar në aksin Tiranë-Elbasan, 59 masa administrative

Policia Rrugore e Tiranës po vijon monitorimin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve, përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

Konkretisht prej orës 16:00 deri në orën 23:30 të ditës së djeshme, në rrugën interurbane Tiranë-Tuneli i Krrabës-Tiranë, në Ibë, janë ndëshkuar 43 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që varionte nga 125 km/h deri në 139km/h. Nga këta, 12 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 deri në 20.000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 deri në 2 muaj, ndërsa 31 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë, pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit.

Po ashtu, janë ndëshkuar edhe 16 drejtues mjetesh me masë administrative 3.000 lekë, pasi kanë kryer parakalime të rrezikshme me rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME