Categories Lajme

“Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë” revoltohet ekspertja e turizmit

Flora Xhamani Baba e cila është eksperte e turizmit ka bërë një thirrje ndaj agjensive shqiptare të turizmit që të tregohen më të përgjegjshme me çmimet e udhëtimeve për qytetarët, teksa sipas saj ‘është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët!’.

Ekspertja thotë se nga 25 mijë lekë duhet të dyfishohet çmimi për transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra duke shtuar se turistët mos shkofshin kurrë mjafton ta eksplorojnë ata që duan natyrën dhe ta mbrojnë atë.

Reagimi i plotë: Thirrje miqësore agjencive shqiptare: Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë të vjetra se e shqyet! Është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët!

Bëjeni 50 mijë lekë transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra! Të shkojnë ata pak që e vlerësojnë! Dhe po s’erdhën turistë, kurrë mos ardhshin! Leruani ta eksplorojnë grupet e natyrëdashësve se ata dinë edhe ta mbrojnë. Se e bëtë si tregun e Gabit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME