Categories Lajme

Moti i keq me stuhi/ Reshje shiu dhe dëbore, ky është parashikimi i motit për ditën e diel në Shqipëri

Mbi vendin tonë sipas MeteoAlb sot do të vijojë dominimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash gjatë gjithë 24 orëshit duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonën malore, sasi më të konsiderueshme të reshjeve do ketë zona veriore dhe qëndrore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së hënës. Temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes por në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5 ballë.

Kosova, Dita nis me vranësira por duke ju afruar mesditës do ketë reshje shiu por më pak dëborë, në gjysmën jugore të Kosovës duke lënë veriun me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës shton intesitetin e reshjeve në të gjithë republikën e Kosovës, situatë e cila mbetet deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut, Oret e para te dites do te jete me kthjellime dhe vranesira te shpeshta ne Maqedoninë e Veriut. Por gjate mesdites dhe pasdites pritet qe vranesirat te pesojne zhvillim duke sjell shira, ku here pas here reshjet do te jene dhe ne formë rrebeshi. Gjatë natës shfaqen sërisht reshjet e dëborës.

Europa, Vijon kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij të paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje në formë rrebeshi të shoqëruara me mini-stuhi ere, ku më të konsiderueshme reshjet priten në Veri të Europës. Ndersa Europa Lindore dhe pjesërisht Jugperëndimi i kontinentit dominohen nga moti i qëndrueshem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME