Categories Lajme

Moti i keq, ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, për shkak të kushteve të këqija të motit ka bërë me dije se do të bllokohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në territorin grek. Përmes një  njoftimi për mediat Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që  të shmangin udhëtimin deri në përmirësim të kushteve të motit

“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit”,njoftojnë autoritete e policisë kufitare Kakavijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME