Categories Lajme

Moti i keq, Peleshi bën bilancin e veriut: Reshjet po transferohen në jug

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se reshjet e shumta që mund të shkaktojnë probleme po kalojnë në jug të vendit, pas një situate të rënduar prej disa ditësh në veri.

“Kanë vijuar reshjet me intensitet mesatar në veri, problemet e përmbytjeve janë ende prezente. Thuajse ¾ e sipërfaqes është liruar. Dy qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha. Në Shkodër janë të evakuuar 22 familje, 83 persona, nga 318 që ishin në fillim dhe nuk ka asnjë banesë nën ujë, por kanë mbetur 1305 hektarë të përmbytur”, tha Peleshi.

“Në Lezhë janë 1300 hektarë të përmbytur, 4 banesa nën ujë. Duket se reshjet po kalojnë në jug, ku pritet të ketë prurje të larta në lumenjtë Drinos dhe Shushicë”.

Peleshi u bëri thirrje bashkive që të monitorojnë rezervuarët në administrim të tyre dhe të dërgojnë projekte për mbrojtjen e tyre nga prurjet e ujit. “Vëmendje për bashkitë që të përgatiten për buxhetin që vjen për investime në rezervuarve. Po punojmë prioritet, bonus apo orientim për projektet që do të paraqiten nga bashkitë për rezervuarëve. I ftoj të dërgojnë projekte”, shtoi Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME