Categories Lajme

Moti/ Përmbyten dy banesa në Kurbin, kuotat e lumit në Lezhë në nivel normal

Situata e motit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë deri më tani paraqitet pa probleme.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se kuotat e lumenjëve në Lezhë aktualisht janë në nivel normal.

Në Kurbin, probleme deri më tani ka patur vetëm në NJësinë Administrative Milot, aty ku autostrada segment i rrugës së Kombit, bashkohet me zonën e Milotit, ujërat e të cilit kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.

Gjithashtu njoftohet se në qarkun Miridtë, situata e motit dhe reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm nuk ka shkaktuar probleme.

Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshem. Lumi Gjadër e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani.

Njoftimi i plotë:

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 17.12.2022, ORA 08:30
Ne qarkun Lezhë ka pasur rreth 40 mm reshje. ( në territorin e bashkisë Kurbin për një orë e 30 minuta ka renë 60 mm shi)
Kuota lumit Drin 1.1 m nga +2.0 m kuota kritike Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.2m, ka rreth 500 ha te përmbytura. Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.2 m ka rreth 20 ha te përmbytura ne këneten Tresh-Spiten.

Në Bashkinë Kurbin:

Hidrovori Shllinza – 1,05 m. . Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 50 ha toka të përmbytura. Qe prej mëngjesit te sotëm, duke filluar prej orës 6, reshje intesive kanë përfshirë gjithë territorin e Kurbinit. Nga informacionet e marra nga strukturat tona ne terren, probleme deri me tani, ka pasur vetëm ne NJ/A/Milot, aty ku autostrada segment i rrugës se Kombit, bashkohet me zonen e Milotit, ujrat e te cilit kane vërshuar ne afërsi te dy banesave. Jemi ne monitorim te situatës dhe gatishmëri për ndërhyrje. Niveli i lumit Mat, ka shtim te prurjeve por jo deri ne piken e rrezikut. Ne Mamurras nuk relatohen deri me tani problematika.

Në Bashkinë Mirditë.

Në bashkinë Mirditë nuk raportojne probleme. Ne disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të perkoheshme, por që defektet janë riparuar në kohë rekord. Ka pasur sasi te mëdha shiu dhe breshëri ne disa zona. Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshem. Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Pra si qark deri tani raportohen 570 ha tokë të përmbytur. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë. Probleme të furnizimit me energji elektrike nuk raportohen.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME