Categories Lajme

Mrekullitë ekzistojnë/ Qëndroi 91-orë nën rrënoja, nxirret shëndoshë e mirë 4-vjeçarja turke

Një vogëlushe 4-vjeçare është shpëtuar nga ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi, duke u nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Izmir. 4-vjeçarja me emrin Ayda Gezgin, u arrit të nxirrej pas 91 orësh qëndrim nën rrënojat e Rıza Bey Apartment. Kjo është mrekullia e dytë në Izmir, ku një tjetër foshnjë u arrit të shpëtohej nën rrënoja 65 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditit Turqinë.

Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Tunç Soyer deklaroi se “Ekipet kanë arritur të shpëtojnë një foshnjë të gjallë”. Pas publikimit të lajmit ekipet e shpëtimit, në mënyrë të menjëhershme dërguan serum dhe batanije në zonë. Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Greqinë të premten ka arritur në 100.

Sipas njoftimit të fundit nga Agjencia Turke për Katastrofën dhe Menaxhimin e Emergjencave, numri më i madh i viktimave, 98 prej tyre, janë në Izmir, ndërsa dy vajza vdiqën në ishullin grek të Samos. Ndërkohë që ekipet e emergjencës po vijojnë punën për shpëtimin e personave të cilët mund të gjenden ende me shenja jete nën rrënoja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME