Categories Lajme

“M’u ul në gjunjë”,Lulzim Basha i përgjigjet Metës: Ai gënjen, nuk i kërkova anulimin e zgjedhjeve

Mashtrime i ka quajtur Lulzim Basha deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet.

“Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, duke patur përgjegjësinë si kryetar i demokratëve është përgjegjësia ime të orientoj aksionin te problemet reale të shqiptarëve. Berisha s’është kundërshtari im dhe sdo ishte në këtë pozitë. Ska qenë ndonjëherë dhe nuk është kundërshtari im. Është sebep për ta përdorur PD për interesa personale dhe në dëm të interesave të demokratëve.

Rama padiskutim është kundërshtari i Shqipërisë i  të ardhmes europiane. E vërteta e vetme është se Shqipëria është vendi më i korruptuar, i inkriminuar, i  varfër, me nivel të papunësisë.

Skam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në mënyrën si u fut në fushatë ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, tha ai.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. Sjam zëdhënësi i Metës… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME