Categories Lajme

Najada Çomo lë mandatin e deputetes, Rama: Dha dorëheqjen, do vazhdojë punën në spital

Kryeministri Edi Rama dha lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj, për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv.

Ne kete menyre, ajo nuk do te jete deputete. “Najada Como më kërkoi të tërhiqet nga mandati i deputetes”, tha Rama.

Pjesë nga fjala përmbyllëse e kryeministrit në mandatin e dytë qeverisës: Duke ju falënderuar, dëshiroj t’iu drejtoj disa fjalë në sytë e opinionit publik. Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati tejet të vështirë, ku tërmeti e pandemia diktuan një forcë të pashembullt. Ja dolëm me përkushtim, profesionalizëm e durim të madh pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme. Ende nuk ka mbaruar pandemia dhe nuk ka përfunduar rindërtimi, por ne kemi marrë një avantazh të kosniderueshëm.

Përtej cdo konsiderate, kjo do të jetë një nga gjurmët e pashlyeshme të kësaj qeverie në historinë e këtyre 30 viteve. Garantimi i vaksinave ka bërë që goditja e valës së tretë të jetë e moderuar.

Fatkeqësisht kemi ende fatalitete, disa jetë janë në rrezik serioz në Infektiv, por ato janë dhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje nga respiratorët nuk është i vaksinuar. Ndërkohë që disa të vaksinuar, ndër rreth 80 personat e shtruar në spital, nuk kanë shfaqin shenja të rënda intubimi.

Për skeptikët e vaksinës Sinovac, që kërkojnë Pfizer, vlen e dhëna se në grupin e të shtruarve në spital ndahen thuajse gjys për gjys të vaksinuar me Pfizer dhe Sinovac. Ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen.

Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi, por është e qartë se ajo përqindje e vogël e të vaksinuarve që preken nga virusi, e kalojnë pa kërcënim fatal të jetës. Teoritë e konspiracionit dhe frika nga vaksina e lënë njeriun të paarmatosur përballë këtij virusi, që sic duket, do ta kemi nëpër këmbë edhe këtë dimër. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që e kanë kaluar Covid-in, sepse të gjitha studimet thonë se ka nuk ka imunitet afatgjatë ndaj këtij virusi vrastar.

Pa skuadrat e një armate të tërë bluzash të bardha, që u përkushtuan me gatishmëri të lartë dhe sakrifcica të mëdha në mbrojtjen e popullit, pa ekspertët, pa angazhimin e strukturave të tjera shtetërore dhe mbështetjen masive të qytetarëve, Shqipëria nuk do ja kishte dalë të ishte sot ndër vendet e suksesshme në këtë përballje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME