Categories Lajme

Nda lohen në Morinë belgu dhe kosovari

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, Interpol Brukselin dhe Interpol Bern Zvicër, vë në pranga dy persona në kërkim ndërkombëtar.

Njeri prej tyre, është shtetasi belg K. Q, 26 vjeç, lindur në Hoy, Belgjikë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, Belgjikë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Antwerp, Belgjikë me datë 28.05.2019 ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve” parashikuar nga nenet e Kodit Penal belg.

Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q, është pjestar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

Po nga Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë u arrestua shtetasi kosovar H. B, 28 vjeç, lindur  në Dubrav, Kosovë.

Shtetasi H B, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, pasi Autoritetet gjyqësore të kantonit të Gjenevës, Zvicër me datë 08.07.2019 kanë lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese.

Në harkun kohor 21 Dhjetor 2018 dhe 13 Mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B, dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke  hapur me forcë dyert, dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME