Categories Lajme

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, miq e kolegë të tronditur nga lajmi i kobshëm: Të deshte qielli kolonel!

Është ndarë nga jeta këtë të shtunë, mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari.

Lajmin është bërë me dije nga vetë familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale, ku informojnë miqtë dhe të afërmit se pritja e ngushëllimeve do të bëhet në “Shtëpinë e Pritjes Univers”.

Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut të njohur kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllime personalitete nga fusha të ndryshme, të cilët kanë qenë miqtë e afërt të tij.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata:

Lamtumire mik! E rende lamtumira jote! Njeri para se gjithash, mjek i palodhur, drejtues i denje e i papërlyer, babai me i mire qe familja mund te kete, i dashuruar pas SUT, i pakursyer per shoket, miqte e pacientet!  Te qofte e blerte lendinë Luan Nikollari! Kishe akoma shume per te dhene por te deshte qielli Kolonel!

Petrit Vasili: Çfare dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë në paqe Luani i mirë

Maksim Basho: I ndriçofte shpirti në parajsë kolegut të nderuar. Ngushëllime familjes.

Tritan Kalo: Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!

Tritan Shehu: Një humbje e vërtetë. Ngushëllimet më të sinqerta!

Nikollari është një emër i njohur i mjekësisë shqiptare pasi në vite të ndryshme ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, ku mund të rendisim atë su Drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë në 2012.

Gjithashtu përgjatë viteve 2000-2006 ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë në Ministrinë e

Mbrojtjes, por edhe shef i departamentit të Epidemiologjisë në spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), përgjatë viteve 1999-2000.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME