Categories Lajme

Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar (EMRI)

Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar Dr. Pavli Xinxo. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë.

Dr. Pavli Xinxo, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Ai e filloi karrierën si farmacist në qytetin e tij të lindjes, në Berat. Në vitin 1958 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Pragës.

U transferua në Tiranë ku u emërua kryetar i degës farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë. Më pas me krijimin e depos farmaceutike, u emërua drejtor i saj.

U specializua në Kinë për mjekësi popullore dhe së bashku me Prof. Zef Simën krijuan Institutin e Mjekësisë Popullore, ku u emërua nëndrejtor i këtij institucioni. Në këtë kohë bashkë me Petrit Kokalarin dhe Prof. Zef Simën punuan dhe botuan librin Bimët Mjekësore në familje.

“Ndarja nga jeta e Dr. Pavlit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, fëmijëve, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi i tij”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME