Lushnjë, Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni policor i koduar “Pushimi” Goditet një tjetër rast i veprimtarisë k riminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së l ëndëve n arkotike. Posedonin l ëndë n arkotike dhe e shpërndanin në d oza, v ihen në p ranga 2 vëllezërit. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Pushimi” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Ç., 25 vjeç dhe V. Ç., 16 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë (vëllezër).
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.8 kg lëndë n arkotike c an nabis s ativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e l ëndës n arkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë a rme zj arri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një automjet tip “BMW”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.