Lajme

Konflikt në familje, 39-vjeçari vlonjat dhunon dhe kanos me hanxhar vëllanë e tij

Policia e Vlorës parandalon një ngjarje k riminale në familje, duke arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të v rasë vëllanë e tij. Në p ranga ka rënë shtetasi G. Merkaj, pasi dyshohet se ka ushtruar d hunë fizike dhe ka k anosur me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij.

Njoftimi i policisë: Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po k anoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të d hunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “D huna në familje”. Foto ilutruese

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: