Categories Lajme

Ndalohet 48-vjeçari nga Lushnja, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij (Njoftimi)

Vihen në prangat e policisë 4 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre është prangosur edhe një 48-vjeçar nga Lushnja i cili ka ushtruar ndaj nënës së tij. DVP Fier Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, i cili ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij si edhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar te banesa e bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin J. M. 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 39 vjeç, banues në Kreshpan, Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Porche” në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. T., 46 vjeç, banues në Rërës, Patos, pasi në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin K. T., 26 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin N. N., 28 vjeç, banues në Fier.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit G. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier, pasi ka bërë kallëzim vëllai i i tij se 63-vjeçari (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 01.01.2022 dhe nuk është kthyer më.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin E. S., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin H. P., 65 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduarale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME