Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, dhe tre inspektorë të këtij institucioni janë ndaluar nga policia.
Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti, pasi në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte. Rasti u denoncua në një emision investigativ, i cili ishte edhe shkak i nisjes së hetimeve.
Policia ende nuk ka reaguar, pasi aksioni është në vijim e sipër.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe dhe dyshimin për tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.