Lajme

Ndarja e tifozerive/ Guida e “Air Albania”, kontrolle të rrepta dhe bileta elektronike: Kujdes pijet dhe çantat që kalojnë madhësinë e një letre A4

Për finalen e Ligës së Konferencës do të vijë një numër i madh tifozësh të huaj dhe jo të gjithë mund ta ndjekin ndeshjen në stadium, i cili do të mund të akomodojë rreth 19.500 persona. Kush do të hyjë brenda “Air Albania” do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë.

Për futjen brenda në stadium, duke nisur nga ora 18:00, ashtu si në të gjitha finalet e UEFAs, tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike. Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm. Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

ÇFARË LEJOHET? – Por çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në stadium? Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hotel “Rogner”, ku do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes. Gjëra të tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat lazer, shishet e ujit ose pije të tjera.

MODIFIKIMET – UEFA është duke u dhënë përgatitjen e fundit detajeve të modifikimit të stadiumit. Për shkak të pranisë së personaliteteve të larta të UEFAs dhe interesit të madh të mediave të huaja, stadiumi ka reduktuar një pjesë të kapacitetit të tij. “Air Albania” do të mirëpresë rreth 19.500 tifozë duke qenë sejanë hequr një pjesë e stolavepër të krijuar studio televizivedhe një pjesë tjetër për të zgjeruar edhe tribunën e medias.

Stadiumi “Air Albania” është i Kategorisë së Katërt. Kërkesa ngamedia ka qenë shumë e lartë dhenjë pjesë tjetër e stadiumit pokthehet për akomodimin e mediave, të cilat do të mund të nisin të hyjnë në stadium prej orës18:00 nga pjesa perëndimore estadiumit, nga Pallati i Kongreseve.

Orët e hapjes së dyerve tëstadiumit për mediat ditën e sotme do të jenë nga 15:30-22:30 E gjithë tribuna qendrore do tëjetë e menaxhuar totalisht ngaUEFA, ku do të qëndrojnë personat VIP, të ftuar nga UEFA, siedhe partnerë dhe sponsorë tëUEFA-s. Sa i përket pjesës tjetër,në tribunën përballë, në pjesënqendrore, duke u afruar ekstremeve do të jetë sërish mepartnerë të UEFA-s ose me tifozë shqiptarë dhe të dyja pjesëtekstreme të stadiumit, nga pjesa qendrore duke shkuar në ekstrem, janë të rezervuara përskuadrat.

Tifozëria e Romës dotë qëndrojë në pjesën jugore tëstadiumit, ndërsa tifozëria e Fejnordit në pjesën veriore të stadiumit. Pjesa tjetër është përpublikun e gjerë, ku rreth 88%e biletave që janë blerë, janëshqiptarë. Sa u përket forcavetë sigurisë, në stadium do tëketë rreth 650 “steward” dhe sai përket pjesës tjetër, perimetrido të jetë i rrethuar edhe ngapolicia dhe bëhet fjalë për rreth 2000 forca policie që janë tëangazhuar vetëm me pjesën estadiumit, duke qenë se do tëbëhet kontroll trupor nga policia dhe “steward”-ët. Policia, sipas ligjit, do të rrijë jashtë stadiumit, ndërsa brenda stadiumitdo të menaxhohet me “steward”

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close