Categories Lajme

Ndërhyn të m.brojë qenin por dy të rinjtë i kthehen dhe e d.hu.nojnë, flet turisti rus: Doja vetëm t’i ndaloja, në Vlorë kam shtëpi

Një turist rus, i ndodhur në Vlorë, është dhunuar nga dy adoleshentë në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, pranë një ndërtese të braktisur, ndërsa rusi ka ndërhyrë për të ndaluar dy të rinjtë,të cilët ishin duke dhunuar një kafshë(qen).

Në momentin që ka ndërhyrë, rusi  i quajtur Sergey Dzambula ,  dy të rinjtë janë acaruar akoma më shumë. Ata i janë sulur të riut rus dhe e kanë dhunuar. Pas dhunës së ushtruar rusi ka marrë dëmtime  në disa pjesë të trupit, ndërsa ka vënë menjëherë në dijeni policinë e Vlorës, por edhe ambasadën ruse në Tiranë. Pas kallëzimit Policia e Vlorës  ka nisur hetimet për ngjarjen, por edhe ambasadën ruse në Tiranë.

“Ndodhesha në apartamentin tim ,kur pashë disa persona,të cilët ishin duke dhunuar një qen. Zbrita nga apartamenti dhe ju afrova të rinjve dhe në momentin që nisa të bëj foto,dy prej tyre mu afruan dh nisën të më godisnin,u rrëzova,ndërsa pësova dëmtime tek duart. Nuk doja të bëja asgjë,thjesht ti ndaloja të rinjtë të bënin aktin e keqtrajtimit të një kafshe,por vetëm për shkak të fotos që bëra më dëmtuan. Shkova në spital për tu mjekuar dhe më pas bëra një denoncim në polici për këtë ngjarje. Tek policia dhashë deklaratën time ,ndërsa pres që policia të kontaktoj me ambasadën time në Tiranë për këtë ngjarje,pasi kjo çështje m und të shkojë deri në proces gjyqësor. Një fletë të cilën ma dha policia nuk e kam firmosur pasi pres që ajo të jetë në rusisht dhe të jetë e informuar edhe ambasada ime në Tiranë. Kam disa kohë që jetoj në Vlorë dhe Shqipëri, pasion më duket një vend i mrekullueshëm ,madje kam blerë një apartamentin tim për të jetuar këtu” shprehet rusi Sergey Dzambula.

Tashmë policia e Vlorës konfirmon edhe nisjen e hetimeve për këtë ngjarje,ndërsa mësohet se janë identifikuar dy shtetasit adoleshentë, për tu shoqëruar më pas drejt policisë së Vlorës për detaje të tjera rreth ngjarjes.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME