
Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, një nga drejtuesit e njohur të Policisë së Shtetit.
Bëhet fjalë për Drejtuesin e Parë, Gjergji Jorgo.
Shoqata e punonjësve të policisë në lirim-2013 ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gjergji Jorgos.
Mesazhi i shoqatës për ndarjen nga jeta të Gjergji Jorgos:
Tronditës lajmi i kobshëm për ndarjen e beftë dhe të parakohshme të Drejtuesit të Parë Gjergji Jorgo.
Kolegu dhe miku jonë, i shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm Policisë së Shteti nga viti 1991 pa ndërprerje deri në vitin 2013 me largimin e padrejtë nga detyra.
Gjergji ka ngritur shkallët e karrierës së tij policore përmes performancës së tij në mënyrë graduale nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë. Me pozicione të ndryshme si më kryesore: Inspektor, Shef Komisariati, Zv/Drejtor deri në Drejtor i Policisë Qarku Korçë.
Humbëm sot një qytetar, koleg, mik, profesionist dhe familjar model.
I shprehim ngushëllimet më të ndjera Zonjës së tij Juli, vajzës Elona dhe djalit Gerti. Ngushëllime gjithë të afërmve dhe miqve të tij.
Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar!
Shpirti i tij u prehtë në paqe!