Categories Lajme

Ndihmonin klandestinët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, dy të arrestuar në Qafë-Thanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se ndihmonin shtetas të huaj të kalonin kufirin ilegalisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si rezultat i operacionit të koduar “Përsëritësi” u kapën shtetasit me inicialet E. T., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”) dhe F. L., 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Peugeot”, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME