Categories Lajme

Ndotja në lumin Gjanica/ Banorët po lënë shtëpitë dhe po largohen, zona po bëhet e pajetueshme

Lumi i Gjanicës i cili gjarpëron në mes të qytetit të Fierit vijon të mbetet totalisht i ndotur edhe pse Rafineria e Ballshit nuk është funksionale. Ngjyra e errët dhe era e pakëndshme është ajo e cila shoqëron qytetarët fierak të cilët kërkojnë të bëjnë një shëtitje normale në trotuaret afër lumit. Ndotja vjen prej Azotikut në Fier si dhe derdhja e hidrokarbureve në këtë lumë.

Në një intervistë të zhvilluar nga ambientete e lumit, ambientalisti Qani Veli u shpreh se për shkak të ndotjes së lumit shumë banorë janë larguar nga shtëpitë që banonin aty pranë pasi ndotja dhe era e keqe është e papërballueshme. Madje ambientalisti thekson se hidrokarburet e kanë bërë Gjanicën një lumë të vdekur ku nuk mund të gjesh asnjë gjallesë. Megjithatë ai u shpreh se nëse do të ketë vullnet nga organet ligjzbatuese ky lum mund të rikthehet në normalitet.

“Nuk ka asnjë gjallesë në këtë lumë. Është për të ardhur keq ajo që ndodh në lëtë lunë. Nëse do të ketë vullnet nga organet e shtetit Gjanica mund të rikthehet në normalitet. Këtu një pjesë e mirë që kanë banesat janë larguar pasi e kanë tepër të vështirë të jetojnë. Ky lum derdhet në detin Adriatik, dhe ndotja që erdhi prej këtu shkaktoi shumë probleme të lëkurës të plazhistëve në Durrës”. – u shpreh Veli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME