Categories Lajme

Ndryshon rrjedhja e hetimeve për Aleksandër Lucën dhe shokun e tij

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet ndaj Aleksandër Lucës dhe shokut të tij Manolis Koukouras lidhur me ngjarjen e rëndë në ishullin Rodos, ku studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi u vra tragjikisht. Dy ditë më parë, laboratori i mjekësisë ligjore të policisë greke konfirmoi se në hekurin me të cilin dyshohet se është qëlluar në kokë studentja, u gjetën gjurmë gishtash të 20-vjeçarit shqiptar.

Mirëpo, hetimet duket se po marrin një rrjedhë tjetër. Shtypi grek raporton se pavarësisht faktit se janë gjetur shenja të gishtave të Aleksandër Lucës, kjo nuk do të thotë medoemos se ka qenë ai personi që ka qëlluar studenten. Analizat laboratorike nuk kanë përfunduar plotësisht pasi hekuri ishte hedhur në det dhe për shkak të qëndrimit të zgjatur në ujë ekziston mundësia që të mos gjenden të gjitha shenjat e gishtave. Dy të rinjtë kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që goditi me hekur në kokë Elenin.

Ndërkohë, mamaja e 21-vjeçarit grek Manolis Koukouras, ka thënë se djali i saj ka qenë i varur nga substancat narkotike dhe është në fazë rehabilitimi. Ky pohim ka shtuar dyshimet e hetuesve ndaj shokut të shqiptarit, pasi besojnë se i riu mund të ketë vepruar nën kushte të rënduara psikologjike. Për shkak të ploblemeve nga varësia e drogës, 21-vjeçari Manolis Koukouras nuk ka përfunduar as shërbimin e detyrueshëm ushtarak, raportojnë mediat greke.

Nga ana tjetër, shqiptari Aleksandër Luca është transferuar në burgun e Grevenas dhe qëndron në qeli me bashkëpunëtorin e tij Manolis Koukouras, pasi dhunua në paraburgimin e Avlonës. Sipas shtypit helen, kjo mund të jetë një manovër e hetuesve për të parë sjelljen e dy të pandehurve me njëri-tjetrin në rrethanat kur ende nuk është zbuluar cili nga të dy ka qenë personi që goditi me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe kush mori vendimin për ta hedhur trupin e saj në det.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Eleni humbi jetën nga mbytja, çka do të thotë se ajo ishte gjallë para se të hidhej në det. Studentja ishte dhunuar dhe abuzuar nga dy të rinjtë para se ata ta lidhnin nga këmbët dhe ta hidhnin në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME