Categories Lajme

Në gjendje të rëndë 20-vjeçarja e aksidentuar dje, po udhëtonte me mikun e saj, policia thotë se djali…

Një vajzë e re u perfshi ne nje aksident në vendin e quajtur “Kodër Krasta”.Një 24-vjeçar nga Tirana bashkë me miken e tij 20-vjeçare nga Elbasani doli nga rruga, ndërsa ishin duke u ngjitur në rrugën e Krastës.Drejtuesi ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me bordurën.Policia zyrtarisht sqaron se “specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.M., 24 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi te parku ‘Krast’, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip, ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja E.S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.Mësohet se 20-vjeçarja, Elda Samurri, ka marrë lëndime serioze dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet kritike, për këtë arsye u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Nga ana tjetër, Policia ka nisur hetime ndaj 24- vjeçarit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME