Gjykata e Tiranës ka vendosur që të ekstradojë drejt Italisë shtetasin Baftjar Qosja. 41 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Torinos në Itali në vitin 2019 ka lëshuar urdhër arrestin për Qosen për veprat penale “Organizatë kriminale dhe Grabitje me armë”.
Gjatë zhvillimit të seancës 41 vjeçari ka pranuar ekstradimin me argumentin se ishte i pafajshëm dhe drejtësia Italiane ndoshta e ka ngatërruar atë me një tjetër person.