Lajme

Në kërkim për vrasjen e Rakip Rolit/ Skënder Lika xhaxhai i vrasësit të dy biznesmenëve në Laç

Policia ka shpallur në kërkim Skënder Likajn dhe djalin e tij si autorë të dyshuar për v rasjen e biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Skënder Likaj është emër i njohur për krimin pasi ka lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonën e Laçit.

Por jo vetëm kaq pasi Skënder Likaj është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepës, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e vrasjes së biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likes i plagosur në Mamurras.

Ndërsa kujtojmë se nē shkurt të këtij viti persona ende të paidentifikuar kanë vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 p lumba.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: