Categories Lajme

Në mesditë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, moti për çdo qytet

Moti sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën juglindore dhe lindore të vendit. Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe verilindje reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C, Shkodër 20/34 Diell shi, Kukës 20/27 Diell shi, Lezhë 20/34 Diell shi, Dibër 15/27 Diell shi, Durrës 21/32 Diell shi, Tiranë 22/34 Diell shi, Elbasan 20/35 Diell shi, Berat 17/35 Diell shi, Vlorë 18/31 Diell shi, Korçë 16/24 Diell shi, Gjirokastër 16/30 Diell shi, Sarandë 17/31 Diell shi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME