Categories Lajme

Në mjerim/ Detaje rreth 48-vjeçarit që vari veten në Përrenjas, jetonte me motrën, ndërsa vetë i ndjeri ishte shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 48-vjeçarin që i mori sot jetën vetes, pasi jetonte në skamje ekstreme dhe së fundmi nuk kishte as energji elektrike në banesë.

Mesohet se të ardhurat e familjes kanë qenë vetëm 3 mijë e 600 lekë të reja në muaj, ndërkohë që së bashku me 48-vjeçarin jetonte edhe motra e tij.

Të dy kanë qenë persona me probleme të shëndetit mendor, madje e motra ka qenë e shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ndërsa vetë i ndjeri ishte shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Trupi i te ndierit është marrë në orën 10:00 për t’iu bërë autopsia dhe për shkak se nuk linte mjeku ligjor të bënte autopsinë, trupi është mbajtur deri në orën 19:00 ndërkohë që varrimi nga bashkëfshatarët ishte vendosur të mbahej në orën 17:00.

Trupi tani është tërhequr nga morgu ndërsa ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 08:00.

Në mjerim/ Detaje rreth 48-vjeçarit që vari veten në Përrenjas, jetonte me motrën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME