Categories Lajme

Në një listë me PD, negociata për pozicionin, Mediu: Programi të përfshijë edhe idetë e PR

Partia Republikane do të jetë në një listë me PD-në në koalicionin opozitar për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa negociatat do të vijojnë deri të mërkurë për pozicionin në renditje. Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 përfundoi takimi i Lulzim Bashës me Fatmir Mediun në selinë e PD-së. “Do garojmë në një koalicion me PD-në” tha ai. Kreu i Republikanëve i pyetur sa është numri i kandidatëve që ai kërkon që të jenë në listën fituese, u shpreh se “Ka një analizë të thjeshtë bazuar te referenca e votave të marra në zgjedhje.

Por pavarësisht kush është emri në listë, PR do të jetë kontributore për të marrë vota edhe në zona ku nuk ka pretendime për mandate, por për të kontribuar për koalicionin” tha ai. Gjatë prononcimit për mediat ai kishte edhe një kërkesë për Partinë Demokratike. “Programi i PD është i plotë, por duhet të përfshihen edhe idetë e partive të tjera” tha ai, referuar forcës që drejton. Gjithashtu ditën e sotme lideri demokrat ka pasur një takim edhe me Shpëtim Idrizin për detajet e marrëveshjes. Deri tani Lulzim Basha ka arritur dakordësinë me Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin, por dy aleatët e tjerë nuk kënaqen me nga një mandat të sigurt.

Të hënën Lulzim Basha ka parashikuar që të ulet në tryezë edhe me Vangjel Dulen për të përcaktuar qarkun ku do të kandidojë kreu i PBDNJ-së, ku mundësitë kryesore janë Korça dhe Vlora. Të mërkurën e 24 shkurtit, Lulzim Basha do të duhet të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, listën e koalicionit opozitar dhe emrin me të cilën koalicioni do të përfaqësohet. Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar tashmë në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të bëhen publike në 5 mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME