Categories Lajme

Në pako shkruhej emri i personit që do t’i priste 8 pistoletat në Angli, SPAK kërkon ndihmën e autoriteteve britanike për kapjen e tij

Kapja e 8 pistoletave të markave të ndryshme në Portin e Durrës, ka shtyrë prokurorët e SPAK, ti drejtohen me një letërporosi autoriteteve angleze, me qëllim kërkimin e ndihmës juridike.

Armët e bllokuara, kishin si destinacion Anglinë. Ora News raporton se SPAK, ka kërkuar përmes letërporosisë që anglezët të verifikojnë personin pritës, që jetonte në Angli. Pakoja postare, e përbërë nga një tavolinë druri, ku ishin futur 8 pistoletat, do pritej nga një person në Angli. Emri i personit dhe numri i telefonit të tij ishte shënuar në pako.

Por për shkak se ky person ndodhet në Angli, SPAK, ka kërkuar nga policia e këtij vendi që të kryejë verifikime me qëllim gjetjen e personit. Kapja e 8 pistoletave në portin e Durrësit që kishin si destinacion final Anglinë, ka sjellë hetime për pronarin e agjencisë së transportit, “Sihana Transport”.

Kompania vepron në Shqipëri, pranë një spitali privat në Tiranë. Ndërsa rezulton se prej shkurtit 2021 të jetë regjistruar si biznes dhe zonën Lutonit në Londër, ku pronar i së cilës është Guxim Sefolli.Lidhur me këtë ngjarje në Durrës pak ditë më parë u arrestua shoferi i furgonit, shtetasi Jetmir Koloshi, i cili aktualisht është mbyllur në masën e sigurisë “arrest në burg”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME